Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadoreve të sapoemëruara të Indonezisë dhe Vietnamit
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në një ceremoni solemne pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Indonezisë, Listiana Operananta me seli në Sofje.
- Post By Fami Bajrami
- 15:57, 4 dhjetor, 2025
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në një ceremoni solemne pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Indonezisë, Listiana Operananta me seli në Sofje.
Siljanovska-Davkova, siç informon kabineti i saj, shprehu kënaqësi për dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe të vendosura më 25 maj 1993, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në nivel politik, në organizatat ndërkombëtare si dhe në ekonomi.

Në takim, presidentja theksoi rolin e rëndësishëm të Konsullit të nderit të Indonezisë, Sashko Kedev në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, si një nga arsyet e dhënies së Urdhrit "8 Shtatori".
Nga ana tjetër, presidentja Siljanovska-Davkova sot ka pranuar letrat kredenciale edhe të ambasadores së sapoemëruar të Republikës Socialiste të Vietnamit me seli në Sofje, Nujen Ti Min Nujet.
Siç bën të ditur kabineti i presidentes, në paraqitjet e tyre në ceremoni, të dyja shprehën gatishmëri për bashkëpunim më të ngushtë në frymën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova