Ukraina pretendon se mbrëmë ka rrëzuar 128 dronë ruse
- Forcat e mbrojtjes ukrainase me sukse kanë neutralizuar 128 drone ruse nga lloje të ndryshme nga gjithsej 154 që u lëshuan gjatë sulmit të mbrëmshëm, njoftuan forcat ushtarake përmes rrjeteve sociale.
Kiev, 26 shtator 2025 (MIA) - Forcat e mbrojtjes ukrainase me sukse kanë neutralizuar 128 drone ruse nga lloje të ndryshme nga gjithsej 154 që u lëshuan gjatë sulmit të mbrëmshëm, njoftuan forcat ushtarake përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit të Komandës së Forcave ajrore të armatës ukrainase, Rusia mbrëmë lëshoi 154 dronë luftarakë - duke përfshirë "Shahed", "Geran" dhe lloje të tjera - nga drejtimet Brjansk, Orjo dhe Milerovo në Rusi. Rreth 80 drone ishin të tipit "Shahed".
Sulmi ajror u zmbraps me ndihmën e aviacionit ukrainas, njësive raketore kundërajrore, njësive për luftë elektronike dhe sistemeve të dronëve, si dhe nga grupet mobile të zjarrit të forcave mbrojtëve ukrainase.
Siç njoftoi ushtria ukrainase, të dhënat paraprake treguan se 128 drone ruse - "Shahed", "Geran" dhe të tjera - u rrëzuan ose u neutralizuan në rajonet veriore, jugore, lindore dhe qëndrore të Ukrainës. Janë regjistruar 26 goditje të konfirmuara nga dronët në nëntë lokacione, si dhe një vend ku kanë rënë dronë të rrëzuar.
Forcat ukrainase dje rrëzuan dhe një aeroplan luftarak rus Su-34 në sektorin Zaporozhje. qa/