• e enjte, 13 mars 2025

Ukraina: Janë rrëzuar edhe tre bombardues rusë Su-34

Ukraina: Janë rrëzuar edhe tre bombardues rusë Su-34

Kiev, 29 shkurt 2024 (MIA) - Ushtria ukrainase njoftoi se ka rrëzuar edhe tre bombardues luftarak rus Su-34, që është suksesi më i rë të cilin e shënoi në luftën kundër forcave ajrore ruse. 

"Pas operacioneve luftarake të suksesshme kundër aeroplanëve armiqësorë natën e 29 shkurtit, janë shkatërruar edhe dy aeroplanë rusë: gjyetarë - bombardues Su-34 në sektorët Avdiivka dhe Mariuopol", njoftoi shefi ushtarak Oleksandar Sirski përmes aplikacionit për porosi Telegram.

Avdiivka në Ukrainën lindore, pas një beteje të gjatë, ra në duart e forcave ruse këtë muaj. Rusia e mori kontrollin e plotë ndaj qytetit port juglindor Mariupol në maj të vitit 2022. 

Ushtria ukrainase javën e kaluar njoftoi se Rusia ka humbur gjashtë aeroplanë ushtarakë për tri ditë, përkujton Al Xhezira. 

Pasi i mori sistemet e avancuara perëndimore për mbrojtje kundërajrore, ushtria ukrainase përfaqëson kërcënim më të madh për aviacionin rus në rajonet në afërsi të vijave të frontit, edhe pse para pak kohësh pësoi dështime në betejat lindore. 

Kievi e akuzon Moskën për sulme ndaj caqeve civile, me përdorim të Su-34, veçanërisht në rajonin jugor Herson, si dhe për sulme të linjave ukrainase të frontit. 

Rusia mohon se me qëllim sulmon civilë, edhe pse shumë persona janë vrarë në sulmet e saj. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR