Xholi paralajmëroi se do ta hapë samitin e G7-ës në Kuebek mbi paralajmërimet për lëvizjet amerikane
- Shefja e diplomacisë kanadeze, Melani Xholi, planifikon të mirëpresë kolegët nga G7 në qytetin Sharlevoa, në provincën e Kebekut, me paralajmërimin për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur taksa të larta ndaj Kanadasë, njoftuan sot mediat amerikane.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:42, 13 mars, 2025

Otava, 13 mars 2025 (MIA) - Shefja e diplomacisë kanadeze, Melani Xholi, planifikon të mirëpresë kolegët nga G7 në qytetin Sharlevoa, në provincën e Kebekut, me paralajmërimin për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur taksa të larta ndaj Kanadasë, njoftuan sot mediat amerikane.
Ajo theksoi se nëse SHBA-ja mund t'ia bëjë këtë Kanadasë, “mikut të saj më të ngushtë”, atëherë askush nuk është i sigurt, transmeton portali Politiko.
"Nuk kemi bërë asgjë për të justifikuar sulmet e Trampit ndaj vendit tonë, ekonominë dhe identitetin tonë. Kanadaja është miku juaj më i mirë, fqinji më i mirë dhe aleati juaj më i mirë", tha Xholi.
Ukraina, Lindja e Mesme, Haiti dhe Venezuela do të jenë në rend dite të samitit të G7, ku nikoqir këtë javë është Kanadaja, por nuk do të bisedohet për luftërat tregtare të presidentit Donald Tramp dhe kërcënimet ndaj sovranitetit.
Në vazhdën e vendosjes së tarifave të larta nga Trampi për mallrat nga Kanadaja fqinje, Xholi planifikon të takohet me Sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio këtë mëngjes në përpjekje të ushtrojë "presion maksimal" për të mbrojtur sovranitetin kanadez dhe mënyrën e jetesës kanadeze", raporton Politiko.
Rubio më parë, gjatë rrugës nga Arabia Saudite në Kanada, deklaroi se në samitin e G7, SHBA-ja do të ishte konstruktive në punën me aleatët, miqtë dhe partnerët. qa/
Foto: arkivi i MIA-s