Rubio: Armëpushimi në Ukrainë është i mundur në afat prej disa ditëve nëse Moska pajtohet
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, deklaroi sot se shpreson që armëpushimi ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës mund të ndodhë brenda disa ditësh nëse liderët rusë bien dakord dhe se ai planifikon në takimin në Kanada këtë javë t'i shtyjë diplomatët e Grupit 7 që të fokusohet në përfundimin e luftës.
- Post By Melahat Baftija
- 09:10, 13 mars, 2025

Uashington, 13 mars 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, deklaroi sot se shpreson që armëpushimi ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës mund të ndodhë brenda disa ditësh nëse liderët rusë bien dakord dhe se ai planifikon në takimin në Kanada këtë javë t'i shtyjë diplomatët e Grupit 7 që të fokusohet në përfundimin e luftës.
"Ja se si do të donim të dukej bota pas disa ditësh: asnjë palë që të gjuan kundër njëri-tjetrit - pa raketa, pa predha, pa plumba, asgjë, pa artileri," u tha ai gazetarëve në Irlandë, rrugës nga Arabia Saudite për në Kanada, raportoi Njujork tajms.
"Të shtënat ndalojnë, luftimet ndalojnë dhe bisedat fillojnë", tha Rubio.
Diplomati i lartë amerikan shtoi se ndjen se nuk do të hasë armiqësi nga aleatët amerikanë për tarifat e fundit të vendosura ndaj Kanadasë nga presidenti amerikan Donald Trump, duke shtuar se ai pret të ketë bisedime të përzemërta me zyrtarët kanadezë, pavarësisht kërcënimit të presidentit Tramp për të aneksuar Kanadanë dhe për ta bërë atë vendin e 51-të.
"Nuk do të flasim për këtë në G7 dhe nuk do të flasim për këtë gjatë udhëtimit tonë. Ata janë vendi nikoqir dhe mendoj se ne kemi shumë gjëra të tjera për të cilat po punojmë së bashku", tha ai.
Rubio dje pas bisedimeve në Xheda tha se Rusia do të pranonte ofertën për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.
"Ukraina ka bërë një hap pozitiv, shpresojmë se rusët do të përgjigjen. Ky do të ishte gjesti më i mirë i vullnetit të mirë nga pala ruse", tha Rubio.
Mediat britanike raportojnë se Rubio nuk ka dhënë një afat për fillimin e armëpushimit, por se "shpreson sa më shpejt që është e mundur". mb/
Foto: MIA