• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rusia vendos kërkesa për bisedimet me SHBA-në për Ukrainën

Rusia vendos kërkesa për bisedimet me SHBA-në për Ukrainën

 Moskë, 13 mars 2025 (MIA) - Rusia i ka paraqitur SHBA-së një listë me kërkesa për një marrëveshje për përfundimin e luftës kundër Ukrainës dhe rivendosjen e marrëdhënieve me Uashingtonin, thanë për Rojtersin persona të njohur me këtë çështje.

Nuk është e qartë se çfarë saktësisht ka vendosur Moska në listën e saj ose nëse është e përgatitur të përfshihet në bisedimet e paqes me Kievin përpara se të pranojë kërkesat, thekson agjencia. 

 Personat zyrtarë rusë  dhe amerikanë kanë biseduar për  kushtet gjatë bisedimeve personale dhe virtuale gjatë tre javëve të fundit, thanë burimet. Ata i përshkruan kushtet e Kremlinit si të gjera dhe të ngjashme me kërkesat që i kishte bërë më parë Ukrainës, SHBA-së dhe NATO-s.

 Presidenti amerikan Donald Trampi  të mërkurën deklaroi se përfaqësuesit zyrtarë amerikanë  shkojnë në Rusi për të biseduar  marrëveshjen amerikano - ukrainase një armëpushim 30-ditor dhe për rrugën drejt bisedimeve të paqes.

Kushtet e mëparshme ruse përfshinin mos anëtarësimin e Kievit në NATO, një marrëveshje për të mos vendosur trupa të huaja në Ukrainë dhe njohjen ndërkombëtare të pretendimit të Presidentit Vladimir Putin se Krimeja dhe katër rajone i përkasin Rusisë. 

 Rusia, gjithashtu, në vitet e fundit i ka kërkuar SHBA-së dhe NATO-s që t'i trajtojnë, siç i quajti, "shkaqet themelore" të luftës, duke përfshirë zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Trampi po pret përgjigjen e Putinit  për atë nëse  do të pajtohet me një armëpushim 30-ditor që presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të martën tha se do ta pranojë si një hap të parë drejt bisedimeve të paqes. 

 Në Kiev, presidenti ukrainas Zelenski përshëndeti takimin e kësaj jave në Arabinë Saudite midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas si konstruktiv dhe tha se një armëpushim i mundshëm 30-ditor me Rusinë mund të përdoret për të arritur një marrëveshje më të gjerë paqeje.

 Personat zyrtarë amerikanë dhe rusë kanë thënë javët e fundit se një draft-marrëveshje që Uashingtoni, Kievi dhe Moska biseduan në Stamboll në vitin 2022 mund të jetë një pikënisje për bisedimet e paqes.

Në këto bisedime, Rusia ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet  në NATO dhe të pranojë një status të përhershëm pa armë bërthamore. Ata kërkuan edhe veto ndaj aksioneve  të vendeve që duan të ndihmojnë Ukrainën në rast lufte. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR