• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Turqia transferoi viktima të lënduara rëndë nga zjarri në Stamboll

Turqia transferoi viktima të lënduara rëndë nga zjarri në Stamboll

Stamboll, 17 mars 2025 (MIA) - Tre persona të lënduar rëndë nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në klubin e natës në Koçan janë transportuar në Turqi me aeroplan mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.

Aeroplani u ul në aeroportin "Sabiha Gjokçen" të Stamboll, ku të lënduarit u transferuan në qendrën e djegieve në spitalin "Bashakshehir Çam dhe Sakura" për trajtim të mëtutjeshëm, njoftoi Anadolu.

Si përgjigje e kërkesës urgjente të autoriteteve të Maqedonisë, Turqia dërgoi dy aeroplanë mjekësorë për evakuim.

Aeroplani i parë transportoi tre të plagosurit në Stamboll, ndërsa i dyti, i drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transportoi gjashtë persona të tjerë në spitalin "Bilkent" në Ankara për trajtim të specializuar.

Ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memishoglu, shprehu ngushëllime dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se vendi mbetet i gatshëm të ofrojë ndihmë mjekësore shtesë nëse është e nevojshme. rq/

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR