Turqia po ndërton nëndetësen e saj
- Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se ka filluar ndërtimi i nëndetëses së parë të prodhuar në vend "Milden", si pjesë e përpjekjeve të vendit për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit e huaj dhe për të avancuar industrinë e saj të mbrojtjes.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:09, 4 dhjetor, 2025
Ankara, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se ka filluar ndërtimi i nëndetëses së parë të prodhuar në vend "Milden", si pjesë e përpjekjeve të vendit për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit e huaj dhe për të avancuar industrinë e saj të mbrojtjes.
Turqia, gjithashtu, e përfundoi edhe shitjen e parë të një korvete një aleati të NATO-s me nënshkrimin e marrëveshjes me Rumaninë. Shitje e mundësoi kompania shtetërore ASFAT, e cila punon nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Paraprakisht filluan edhe punët e zbuluesit vendor për mbrojtje kundërajrore TF-2000, i cili do të jetë pjesë e sistemit të planifikuar shumështresor "Kupola e Çeliktë".
Foto: navalnews