Turqia ka dërguar anije ushtarake në afërsi të ishullit grek për shkak të një anije që hulumton instalimin e një kabllo elektrike midis Kretës dhe Qipros
- Anije ushtarake në ishullin Kasos në Detin Egje, në një afërsi të drejtpërdrejtë të ujërave territorial grek, ka dërguar Turqia, për shkak të hulumtimeve që i kreu anija italiane "Ievoli Relume" për vendosjen e kabllos nënujore për ndërlidhje energjetike ndërmjet Kretës dhe Qipros, në të cilën Greqia u përgjigj me sistemimin e tre anijeve të marinës ushtarake dhe rojes bregdetare, publikuan mediat greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Sara Ademi
- 14:32, 23 korrik, 2024

Athinë, 23 korrik 2024 (MIA) - Anije ushtarake në ishullin Kasos në Detin Egje, në një afërsi të drejtpërdrejtë të ujërave territorial grek, ka dërguar Turqia, për shkak të hulumtimeve që i kreu anija italiane "Ievoli Relume" për vendosjen e kabllos nënujore për ndërlidhje energjetike ndërmjet Kretës dhe Qipros, në të cilën Greqia u përgjigj me sistemimin e tre anijeve të marinës ushtarake dhe rojes bregdetare, publikuan mediat greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Gazeta "Katimerini" shkruan se Ankaraja i ka dërguar anijet "nën justifikimin se është dëmtuar kurrizi kontinental turk", ndërsa sërish burimet diplomatike greke brifuan se anija italiane e hulumton vendosjen e kabllove nënujore në afërsi të Kasos, ndërsa sistemimi i anijeve turke në atë zonë, ka rezultuar me sistemimin edhe të anijeve ushtarake greke.
"Mbahen konsultime adekuate në prag të finalizimit të hulumtimit në bazë të planit ekzistues, brifuan burimet e njejta për media.
Zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis në një intervistë për televizionin "Skaj" tha se bëjnë përpjekje për dialog "por në dialog nuk janë përfshirë çështjet për të drejtat sovrane". sa/