Kremlini: Putini do të bisedojë me Trampin pasi Vitkof t’ia transmetojë informacionet që mori nga Moska
- Kremlini konfirmoi se i dërguari special i presidentit Donald Tramp, Stiv Vitkov, është takuar me presidentin rus Vlladimir Putin gjatë vizitës së tij të djeshme në Moskë.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:50, 14 mars, 2025

Moskë, 14 mars 2025 (MIA) - Kremlini konfirmoi se i dërguari special i presidentit Donald Tramp, Stiv Vitkov, është takuar me presidentin rus Vlladimir Putin gjatë vizitës së tij të djeshme në Moskë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov tha se Putini dhe Vitkof kanë rënë dakord për nevojën e një bisede midis Trampit dhe Putinit, edhe pse data e saktë ende nuk është rënë dakord.
"Koha e saktë për bisedën mes dy presidentëve ende nuk është përcaktuar", deklaroi Peskovi për gazetarët.
"Por në të njëjtën kohë, pasi z.Vitkof do t'i përcjellë presidentit të tij të gjitha informacionet që ka marrë në Moskë, atëherë do të caktojmë kohën për bisedë," tha ai.
Peskov shtoi se të dy palët kanë "mirëkuptim" dhe se "një bisedë mes presidentëve është e nevojshme". qa/
Foto: EPA