• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rasmunsen: Grenlanda nuk mund të aneksohet nga askush, është një shkelje e ligjit ndërkombëtar

Rasmunsen: Grenlanda nuk mund të aneksohet nga askush, është një shkelje e ligjit ndërkombëtar

Kopenhagë, 14 mars 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë daneze Lars Loke Rasmunsen tha sot se Grenlanda nuk mund të aneksohet nga askush, duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Tramp për aneksimin e mundshëm të Grenlandës.

"Nuk mund të aneksosh një vend aleat apo ndonjë vend tjetër, sepse kjo shkel ligjin ndërkombëtar”, tha ai në një intervistë për TV 2.

Ministri danez shprehu gjithashtu besimin në "mbështetjen e NATO-s" në kontekstin e pretendimeve të Trampit për ishullin, njoftoi shërbimi publik danez, duke shtuar se ai "nuk sheh dëshirë në mesin e grenlandezëve që të jenë amerikanë".

Gjatë takimit të djeshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, presidenti amerikan Donald Tramp tha se mendon se do të ketë një aneksim të Grenlandës, sepse është i nevojshëm "për sigurinë ndërkombëtare".

Më pas, kryeministri në detyrë i Grenlandës, Mute Egede, njoftoi se do të iniconte një takim me liderët e partive të ishullit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR