Një aeroplan i Amerikan Erlajns merr flakë gjatë uljes në aeroportin në Denver, 12 persona janë lënduar
- Dymbëdhjetë persona u lënduan lehtë kur një aeroplan i Amerikan Erlajns u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, Kolorado, dhe mori flakë, duke shkaktuar aktivizimin e gypave prej gome në mënyrë që pasagjerët të evakuohen shpejt.
- Post By Sara Ademi
- 10:53, 14 mars, 2025

Denver, 14 mars 2025 (MIA) - Dymbëdhjetë persona u lënduan lehtë kur një aeroplan i Amerikan Erlajns u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, Kolorado, dhe mori flakë, duke shkaktuar aktivizimin e gypave prej gome në mënyrë që pasagjerët të evakuohen shpejt.
Fluturimi nga aeroporti i Kolorados për në Dallas Fort Vort u devijua për në Denver dhe aeroplani u ul i sigurt mbrëmë rreth orës 17:15 pasi ekuipazhi raportoi dridhjet e motorit, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA).
"Ndërsa aeroplani po shkonte drejt portës, motori i Boingut 737-800 mori flakë”, kumtoi FAA.
Pamjet dhe videot e publikuara në media tregojnë pasagjerët që qëndrojnë në krahun e aeroplanit ndërsa tymi e rrethon aeroplanin. FAA tha se pasagjerët dolën nga aeroplani përmes një rrëshqitjeje.
Nuk dihet ende se kur ka marrë flakë aeroplani.
Të gjithë 172 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit u dërguan në terminal, thanë zyrtarët e kompanisë ajrore.
Kompania falënderoi anëtarët e ekuipazhit dhe shpëtimtarët për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar, prioriteti i të cilëve ishte siguria e të gjithëve në aeroplan.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin gjatë mbrëmjes, ndërsa FAA do të kryejë hetimet. sa/
foto: Printskrin Bi-Bi-Si