• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

BE-ja i vazhdoi sanksionet ndaj Rusisë edhe krahas kërcënimeve nga Hungaria

BE-ja i vazhdoi sanksionet ndaj Rusisë edhe krahas kërcënimeve nga Hungaria

Bruksel, 14 mars 2025 (MIA) - Diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian sot në mëngjes u dakorduan për vazhdimin e sanksioneve ndaj rreth 2.000 qytetarëve rusë, përfshirë edhe presidentin Vlladimir Putin, shumë politikanë dhe biznesmenë.

Sanksionet të cilat duhet të azhurnohen njëzëri çdo gjashtë muaj, mbeten në fuqi deri më 15 shtator 2025.

Pas kërcënimit të Hungarisë se do të vendos veto, katër persona u hoqën nga lista, ndërsa tre persona që së fundmi vdiqën janë fshirë, thonë burimet e BE-së.

Manjati bankar dhe energjetik, Mihail Fridman i cili fitoi pjesërisht betejën ligjore kundër sanksioneve të BE-së prillin e kaluar, mbetet në listë, thonë burimet.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR