NATO kërkon nga Holanda investim shtesë në mbrojtje prej 16 deri 19 miliardë euro
- NATO kërkon nga Holanda të ndajë plotësisht 16 deri 19 miliardë euro për mbrojtje, që do të paraqiste gjithsej 3,5 për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) i vendit, deklaroi ministri holandez i Mbrojtjes, Rubenm Brekelmans në fjalimin e tij në Parlament.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:56, 21 maj, 2025
Hagë, 21 maj 2025 (MIA) - NATO kërkon nga Holanda të ndajë plotësisht 16 deri 19 miliardë euro për mbrojtje, që do të paraqiste gjithsej 3,5 për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) i vendit, deklaroi ministri holandez i Mbrojtjes, Rubenm Brekelmans në fjalimin e tij në Parlament.
Aleanca konsideron se nevojitet rritje e konsiderueshme e shpenzimeve ushtarake për ruajtje të sigurisë kolektive, kumtoi En-El Tajms.
Ekspertët ushtarakë të NATO-s llogaritën se çka i nevojitet secilit vend-anëtar për të kontribuuar për mbrojtjen e Aleancës, posaçërisht për shkak të situatës me Rusinë.
Siaps atyre vlerësimeve, vendet-anëtare duhet t'i intensifikojnë investimet në mbrojtjen kundërajrore, artileri dhe pajisje ndihmëse siç janë aeroplanët e mëdhenj transportues.
Holanda për momentin investon rreth 22 miliardë euro në vit në sektorin e vet mbrojtës, por NATO vlerëson se ky numër duhet të rritet në 40 miliardë euro në vitet e ardhshme.
Krahas investimeve financiare, vlerësohet se nevojiten 17.000 deri 18.000 pjesëtarë shtesë të forcave të armatosura në mënyrë që të përmbushen kërkesat e reja. Megjithatë, për shkak të tensioneve në tregun e punës, tërheqja e një numri aq të madh të personelit është sfidë serioze, theksojnë ekspertët.
Nëse Holanda e arrin qëllimin prej 3,5 për qind të BPV-së, do të nevojitet të ndërmarrë obligime shtesë, përfshirë mbrojtjen e Territoreve karaibe (Antile) dhe mbështetjen logjistike për aleatët, për shembull përmes shfrytëzimit të portit Vlisingen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, para samitit të ardhshëm në Hagë, angazhohet për rritje të shumës së shpenzimeve për mbrojtje nga dy për qind të tanishme në 3,5 për qind të BPV-së. Kur do të shtohen shpenzimet e tjera lidhur me mbrojtjen, siç është infrastruktura, shuma e përgjithshme do të ishte pesë për qind e BPV-së, kërkesë që e parashtroi presidenti amerikan, Donald Tramp, i cii paraprakisht deklaroi se pa atë nivel të investimeve, SHBA-ja ndoshta nuk do të mund të garantojë mbrojtje të anëtareve të tjera. ab/
Foto: МIА arkivi