• e enjte, 15 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Turqia e ndaloi prerjen e planifikuar cezariane në klinikat private

Turqia e ndaloi prerjen e planifikuar cezariane në klinikat private

Ankara, 23 prill 2025 (MIA) - Turqia ndaloi lindje të planifikuara me prerje cezariane, të cilat nuk janë të arsyetuara me mjekësi, në institucionet private shëndetësore sipas rregullave tër eja që Minsitria e Shëndetësisë i kumtoi javën e kaluar, shkruan Turkish Minute.

Ky vendim, i cili shkaktoi kritika të ashpra nga politikanët opozitarë dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pasoi pas debatit të ashpër nacional për praktikat e lindjes. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tashmë një kohë të gjatë e promovon atë që e quan "lindje natyrore" dhe i kritikon shkallët e larta të prerjeve cezariane në vend.

"Prerjet e planifikuara cezariane nuk mund të kryhen në qendrat mjekësore", qëndron në kumtimin e 19 prillit në Gazetën zyrtare të Turqisë.

Turqia e ka shkallën më të lartë të lindjeve me prerje cezariane mes 38 anëtareve të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik  (OECD), sipas të dhlnave të fundit të vitit 2021. Sipas World Population Review, atë vit në Turqi janë kryer 584 prerje cezariane të një mijë fëmijëve të lindur të gjallë.

Fushata shkaktoi mllef tej deputetët opozitarë, punonjëpsit shëdnetësorë dhe përfaqësuesit për të drejtat e grave. "Sikur vendi nuk ka probleme të tjera, futbollistë meshkuj u tregojnë grave si të lindin", shkroi Gokçe Gokçen, kryetare e Partisë kryesore opozitare republikane popullore.

"Mos u përzieni në çëshjte të grave me mosditurinë tuaj. Duart larg nga trupat e grave", shtoi ajo.

Në janar, Erdogan e shpalli vitin 2025 si "Vit të familjes" duke e cekur rënien e natalitetit në Turqi, i cili në vitin 2023 arriti nivel të ulët rekord prej 1.51. Ai shpesh u bënte thirrje grave të kenë së paku tre fëmijë.

Erdogan të shtunën e mbrojti pjesëmarrjen e një klubi futbollistik në fushatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR