• e premte, 05 dhjetor 2025

Tridhjetë persona e humbën jetën në Pekin pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut

Tridhjetë persona e humbën jetën në Pekin pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut

Pekin, 29 korrik 2025 (MIA) - Së paku 30 persona e humbën jetën në Pekin pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, kumtuan mediumet kineze, duke iu referuar zyres komunale për kontroll të vërshimeve.

Ky numër i viktimave është deri në mesnatë sipas kohës lokale.

Në ditët e fundit, rajoni Mijun dhe pjesët e tjera të pekinit po përballen me kushte ekstreme dhe të rëndëa të motit, të shkaktuara nga ajri i nxehtë dhe i lagësht nga fundi i anticikloneve subtropike.

Dje në orën 20, Zyra komunale për kontroll të vërshimeve në pekin e aktivizoi nivlein më të lartë të mekanizmit për reagim urgjent ndaj vërshimeve në tërë qytetin.

Gjatë ciklit të "reshjeve të vazhdueshme ekstreme të shiut" në kryeqytetin kinez, reshjet arritën 543,4 mm në rajonet veriore. Rastet e vdekjes ndodhën në rajonet veriore malore të Pekinit, 28 prej të cilëve në Mijun dhe dy në Jangce. 80.322 banorë të Pekinit janë evakuuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Mbrëmë vonë, presidenti kinez, Si Xhinping urdhëroi operacione "masive" për shpëtim për ulje të numrit të viktimave.

Vërshimet e kohëmëparshme dhe katastrofat shkaktuan "viktima të konsiderueshme dhe humbje materiale" në vende si Pekini dhe provincat Hebej, Xhilin dhe Shandong, tha Si. ab/

 

foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR