• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre viktima në një ndërtesë në Ankara

Tre viktima në një ndërtesë në Ankara

Ankara, 13 korrik 2025 (MIA) - Autoritetet turke kanë njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00, në katin e katërt të ndërtesës 26-katëshe në lagjen Çankaja në Ankara, ka shpërthyer një zjarr, në të cilin kanë humbur jetën tre persona, mes të cilëve edhe një foshnje tremuajshe.

Flaka është përhapur shpejtë në katet tjera, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë punuar rreth katër orë që ta vënën zjarrin nën kontroll, transmeton shërbimi publik turk TRT.

Ekipe të Ndihmës urgjente kanë ofruar ndihmë në vendngjarje dhe janë kujdesur për 26 personsa, 20 prej të  cilëve janë dërguar në spitalet e qytetit Ankara Bilket dhe Etlik, si dhe në klinikat në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Gazi, ndërsa një person është në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të zjarrfikësve, 39 persona përfshirë edhe shtatë zjarrfikës kanë pësuar probleme të vogla shëndetësore për shkak të helmimit me tym. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR