Trampi premton ton "xhentil" ndaj Kinës nëse Pekini fillon negociata tregtare me SHBA-në
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, theksoi se do të jetë "shumë xhentil" me Kinën në negociatat e mundshme tregtare dhe se tarifat amerikane do të ulen nëse të dyja vendet arrijnë një marrëveshje.

Uashington, 23 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, theksoi se do të jetë "shumë xhentil" me Kinën në negociatat e mundshme tregtare dhe se tarifat amerikane do të ulen nëse të dyja vendet arrijnë një marrëveshje.
Në brifingun në Shtëpinë e Bardhë, Trampo dhe ministri i tij i Financave Skot Besent biseduan për de-përshkallëzimin e luftës tregtare me Kinën.
“Ato do të reduktohen ndjeshëm, por nuk do të jenë zero”, tha ai, duke sinjalizuar një deeskalim të mundshëm të luftës tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Deklaratat vijnë pas një reagimi të paqëndrueshëm në tregjet financiare, që analistët thonë se ka ngritur shqetësime për Trampin. Ministri i tij i Financave theksoi se SHBA-ja nuk dëshiron të ndërpresë plotësisht tregtinë me Kinën.
Dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë vendosur tarifa pothuajse bllokuese ndaj njëra-tjetrës. Sipas analistëve, “tregjet reaguan në një mënyrë paniku dhe të paparashikueshme, ndërsa Trampi u frikësua”.
Analistët thonë se Shtëpia e Bardhë po nxiton drejt një marrëveshjeje për shkak të rënies së tregjeve të aksioneve dhe rritjes së kontributeve të obligacioneve shtetërore.
Autoritetet kineze zyrtarisht nuk reaguan, por mediat lokale dhe rrjeter sociale kanë vërejtur një ndryshim në tonin e Trampit. Në Kinë, komentet u interpretuan si një shenjë e lëshimeve nga politika e mëparshme agresive tarifore.
Tensionet tregtare arritën kulmin pasi SHBA vendosi tarifa të reja prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet dhe paralajmëroi tarifa më të larta për mallrat nga më shumë se 60 vende, ndërsa tarifat për mallrat kineze u shënuan deri në 145 për qind. Kina u kundërpërgjigj duke vendosur tarifa 125 për qind ndaj mallrave amerikane. Shtyrja e një pjese të masave për 90 ditë zbuti vetëm pjesërisht goditjen ndaj tregjeve. ls/
Foto: EPA