Europoli asgjësoi një rrjet të madh hakerësh
- Një operacion i madh ndërkombëtar kundër krimit kobernetik, i quajtur Operacioni ENDGAME, i goditi seriozisht rrjetet globale për softuerë blerës (ransomware), kumtuan Europoli dhe Euroxhasti.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:12, 23 maj, 2025
Hagë, 23 maj 2025 (MIA) - Një operacion i madh ndërkombëtar kundër krimit kobernetik, i quajtur Operacioni ENDGAME, i goditi seriozisht rrjetet globale për softuerë blerës (ransomware), kumtuan Europoli dhe Euroxhasti.
Në periudhën prej 19 maj deri më 22 maj, autoritetet e disa vendeve hoqën rreth 300 serverë në mbarë botën, neutralizuan 650 domenë, lëshuan urdhër-arreste ndërkombëtare dhe konfiskuan 3,5 milionë euro në kriptovaluta.
Ky operacion është vazhdim i aksionit më të madh ndërkombëtar kundër botnetëve nga maji i vitit të kaluar. Kësaj radhe fokusi ishte tek softueri malinj për qasje fillestare (initial access malware) - vegla të cilat hakerët i përdorin për të hyrë të pavërejtur në sistem dhe për të përgatitur terren për sulme me softuerë blerës.
Sulmet me softuerë blerës janë forma të krimit kibernetik në të cilin sulmuesit i mbyllin të dhënat e viktimës dhe kërkojnë shpërblesë në këmbim të rihapjes së tyre. Caqe të zakonshme janë spitalet, shkollat, kompanitë dhe autoritetet lokale.
Softueri malinj (mal]ware) është emër i përgjithshëm për softuer keqbërës i cili përdoret për inflitrim, vjedhje të të dhënave apo sabotim të sistemeve kompjuterike.
"E goditëm vetë burimin e sulmeve", theksoi Europoli.
Gjatë aksionit u neutralizuan softuerët malinj Bumblebee, Lactrodectus, Qakbot, DanaBot, Trickbot dhe Warmcookie.
Këto lloje të softuerit keqbërës shpesh u shiten si shërbim kriminelëve të tjerë, të cilët i përdorin për inflitrim në rrjetet e viktimave para se të fillojnë sulmet e mëdha me softuerë blerës.
Autoritetet gjermane kumtuan se prej sot 18 të dyshuar kyç do t'i shtohen listës së personave më të kërkuar të BE-së. Dyshohet se mu ata janë përgjegjës për zhvillimin dhe distribuimin e softuerit malinj me të cilin grupet kriminele patën qasje drejt rrjeteve të viktimave.
Raporti i ardhshëm i madh i Europolit për krimin kibernetik - IOCTA 2025, i cili del më 11 qershor, do të ketë fokus të posaçëm në ndërmjetësit për qasje fillestare (initial access brokers), paralajmërojnë nga Europoli. BËhet fjalë për persona apo grupe të cilat shesin qasje drejt rrjeteve të kompromituara, ndërsa shpesh janë hapi i parë në zinxhirin e sulmit digjital
"Kjo fazë e tregon aftësinë e policisë për të përvetësuar dhe të kthejë madje edhe derisa kriminelët të riorganizohen", deklaroi Ketrin De Bol, drejtoreshë ekzekutive e Europolit.
"Me asgjësimin e shërbimeve kyçe që i përdorin grupet për softuerë blerës, e ndërrpresim zinxhirin e sulmeve që në burimin e vet", shtoi ajo.
Gjatë javës së operacionit, në selinë e Europolit në Hagë u formua qendër komanduese, ku hetuesit nga Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA0ja punuan së bashku me ekspertë nga Europoli dhe Euroxhasti.
Operacioni ENDGAME vazhdon, theksoi Europoli. ab/
Foto: Europol