Tramp: SHBA-ja vendos nëndetëse bërthamore si përgjigje ndaj komenteve "provokuese" ruse
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se kishte urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore si përgjigje e komenteve "shumë provokuese" nga një funksionar i lartë rus.
- Post By Ramize Qamili
- 21:58, 1 gusht, 2025
Uashington, 1 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se kishte urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore si përgjigje e komenteve "shumë provokuese" nga një funksionar i lartë rus.
"Bazuar në deklaratat shumë provokuese nga ish presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev..., kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata nxitëse janë diçka më shumë se kaq", publikoi Trampi në platformën e tij "Truth Social".
"Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paparashikuara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste".
Trampi nuk tha nëse mendon nëndetësen me energji bërthamore apo nëndetëset armatosura me armë bërthamore. Ai gjithashtu nuk sqaroi vendndodhjen të cilat mbahen sekret nga ushtria amerikane. rq/