• e enjte, 15 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp: SHBA-ja planifikon bosedime të drejtpërdrejta me Iranin

Tramp: SHBA-ja planifikon bosedime të drejtpërdrejta me Iranin

 Uashington, 8 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë ka deklaruar se SHBA-ja planifikon bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, transmeton DPA.

"Të shtunën do të kemi takim shumë të madh, në të cilin drejtpëdrejt do të dakordohemi me ta", tha Tramp, duke shtuar se bisedimet mes dy vendeve do të jenë "në nivelin pothuajse më të lartë", transmeton agjencia gjemane.

Ndërkohë, Tramp tha se bisedimet janë duke u zhvilluar. Presidenti amerikan i ka dhënë komentet në margjinat e takimit me kryeministrin izraleit Benjamin Netanjahu, i cili dje ishte për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Tramp paralajmëroi në pasojat që do t'i ketë Irani nëse bisedimet nuk kanë sukses.

"Mendoj se nëse bisedimet nuk janë të suksesshme, Irani do të ketë në rrezik të madh", tha Tramp.

"Irani nuk mund të ketë armë bërthamore edhe nëse bisedimet nuk janë të suksesshme, në të vërtetë mendoj se kjo do të jetë një ditë e keqe për Iranin", shtoi ai.

Netanjahu gjithashtu theksoi se Teherani nuk guxon në asnjë mënyrë të bëhet me armë bërthamore.

Presidenti iranian Masud Pezashkijan paradokohe i përjashtoi negociatat e drejtpërdrejta mbi programin bërthamor të vendit me administratën e Trampit, duke thënë në vend të kësaj se Teherani ishte i hapur për negociata indirekte.

Irani nuk është kundër negociatave, tha ai, por SHBA-ja duhet së pari të korrigjojnë "sjelljet e këqija" të së kaluarës dhe të krijojnë një themel të ri besimi. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR