• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trajneri i ri portugez nuk heq dorë nga Ronaldo

Trajneri i ri portugez nuk heq dorë nga Ronaldo

Lisbonë, 18 mars 2023 (MIA) - Trajneri i ri i kombëtares portugeze, Roberto Martinez ka publikuar listën e 26 lojtarëve për ndeshjet kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, ndërsa në mesin e të ftuarve është edhe futbollisti i Al Nasr të Arabisë Saudite, Kristiano Ronaldo.

“Jam takuar me të gjithë 26 futbollistët që ishin (në Kupën e botës) në Katar. Është e rëndësishme të flasim, ta shohim angazhimin e tyre. Ndërsa Ronaldo është një futbollist shumë i përkushtuar. Ky është vendimi im. Ai mund të na sjellë përvojë dhe kjo është një cilësi shumë e rëndësishme për ekipin”, tha Martinez.

Ronaldo (38) me gjithsej 118 gola me fanellën e Portugalisë mban rekordin botëror për gola ​​të shënuar sa u takon reprezentacioneve, ndërsa me 196 paraqitje për reprezentacionin për momentin ndan vendin e parë në listën e të gjitha kohërave në atë kategori me Bader Al-Mutava nga Kuvajti.

“Nuk më intereson mosha. Ronaldo ka karakter fitues dhe dua që këtë t'ua përcjellë lojtarëve tjerë. Sa i përket statusit, ka të njëjtën si edhe të tjerët në ekip", ka thënë Martinez.

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR