• e premte, 13 mars 2026

Liga e Konferencës: Katër fitore të ekipeve mysafire

Liga e Konferencës: Katër fitore të ekipeve mysafire

Samsun, 13 mars 2026 (MIA) – Në ndeshjet e para të 1/8-ës së finales të Ligës së Konferencës së UEFA-s të luajtura mbrëmë, më shumë festuan mysafirët të cilët arritën fitore, ndërsa dy ndeshje përfunduan me triumf për ekipet vendase dhe dy pa gola.

Fitoret në terrenin mysafir të Shahtjorit, Strasburgut, Rajo Valekanos dhe AEK-ut ju siguruan atyre një avantazh të mirë dhe një shans për t'u kualifikuar në çerekfinale.

Rezultatet e ndeshjeve të para të 1/8-ës së finales:

AZ – Sparta Pragë 2:1

Leh – Shahtjor 1:3

Rijeka – Strasburg 1:2

Samsunspor – Rajo Valekano 1:3

Celje – AEK 0:4

Kristal Pallas – AEK Larnaka 0:0

Fiorentina – Rakov 2:1

Sigma Olomuc – Majnc 0:0

Ndeshjet kthyese do të luhen më 19 mars.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR