Çavi e akuzon Laportën për dështimin e transferimit të Mesit në Barcelonë në vitin 2022
- Ish trajneri i Barcelonës, Çavi ka folur për rikthimin e dështuar të Lionel Mesit në klub pas Kupës së Botës 2022.
- Post By Fami Bajrami
- 10:43, 9 mars, 2026
Barcelonë, 9 mars 2026 (MIA) - Ish trajneri i Barcelonës, Çavi ka folur për rikthimin e dështuar të Lionel Mesit në klub pas Kupës së Botës 2022.
"Rikthimi i Mesit në Barcelonë pas Kupës së Botës 2022 ishte një punë e kryer. Leo e donte atë, ne kishim leje nga La liga. Por Laporta (Zhoan Laporta, president i Barcelonës nga viti 2003 deri në vitin 2010 dhe nga viti 2021 deri në vitin 2026) e ndaloi transferimin... Ai tha se nëse Mesi do të kthehej do të kishte një luftë për paga. Mesi nuk do të kthehet kurrë në Barcelonë, vetëm sepse Laporta nuk e donte këtë", tha Çavi për "La Vanguardia".
Mesi luajti për Barcelonën nga viti 2000 deri në vitin 2021. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit me 672 gola në 778 ndeshje. Me katalunasit, sulmuesi fitoi titullin e La ligës 10 herë dhe Ligën e kampionëve katër herë.
Që nga viti 2023, argjentinasi luan për Inter Majamin në MLS-në amerikane. 38-vjeçari Mesi është tetë herë fitues i Topit të artë.
Foto. EPA