• e hënë, 09 mars 2026

Benfika shpëtoi pas 0:2 me Porton, Murinjo u përjashtua nga fundi i ndeshjes

Benfika shpëtoi pas 0:2 me Porton, Murinjo u përjashtua nga fundi i ndeshjes

Lisbonë, 9 mars 2026 (MIA) - Benfika dhe Porto luajtën baras 2-2 mbrëmë në raundin e 25-të të Premier ligës portugeze. Ndeshja u luajt në "Estadio da Luzh" në Lisbonë.

Viktor Frohold dhe Oskar Pjetushevski shënuan golat për mysafirët në pjesën e parë, ndërsa Andreas Shjelderup dhe Leandro Bareiro shënuan golat për vendasit në pjesën e dytë.

Në minutën e 90+1, trajneri i Benfikës, Zhoze Morinjo dhe mbrojtësi rezervë, Nikolas Otamendi morën kartonë të kuq për sjellje josportive.

Benfika ka gjithsej 59 pikë dhe është e treta në tabelën e ligës. Porto është e para me 66 pikë.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR