• e martë, 10 mars 2026

Konferencë "Fer lojë: Barazi dhe zero tolerancë ndaj dhunës me bazë gjinore në sport"

Konferencë

Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Konferenca "Fer lojë: Barazi dhe zero tolerancë ndaj dhunës me bazë gjinore në sport", do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Komitetit Olimpik.

Fjalë hyrëse do të mbajnë ministri i Sportit, Borko Ristovski, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Mikalis Rokas, kryetari i Komitetit Olimpik, Daniel Dimevski dhe drejtori i QMBN, Aleksandar Kërzhalovski.

Siç informoi QMBN, konferenca do të hapë një diskutim të gjerë dhe konstruktiv midis palëve kryesore të interesuara mbi situatën dhe sfidat që lidhen me barazinë gjinore dhe dhunën me bazë gjinore në sport në Maqedoninë e Veriut. mb/

Foto: QMBN

QËNDRONI TË LIDHUR