• e shtunë, 20 korrik 2024

Toshkovski për fillim e ditës zgjedhore: Gjendja e sigurisë është stabile, MPB-ja vepron në përputhje me kompetencat

Toshkovski për fillim e ditës zgjedhore: Gjendja e sigurisë është stabile, MPB-ja vepron në përputhje me kompetencat

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Dita e sotme, nga aspekti i gjendjes së sigurisë është stabile. Ministria e Punëve të Brendshme vepron në përputhje me kompetencat që ka, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas votimit për zgjedhjet në SHFK "Johan Hajnrih Pestaloci" në Komunën Qendër. 

"Sipas informacioneve që kam nga mëngjesi, të gjitha vendvotimet janë stabile, të hapura. Qytetarët duhet të realizojnë të drejtën e tyre të votës në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike", tha Toshkovski. 

Ai dërgoi mesazh deri te qytetarët gjatë ditës së sotme të realizojnë të drejtën e tyre të votës, dhe të mos lejojnë, siç tha, vullneti i tyre të rrëmbehet nga ana e çfarëdolloj subjekti dhe i çfarëdolloj mënyre. 

 Ai bëri thirrje për dalje masive sepse, siç tha ai, vetëm kështu mund të kemi zgjedhje evropiane të cilat do të na çojnë atje ku edhe meritojmë të jemi.

 Toshkovski shprehu falenderim deri te gazetarët, deri të miqt tanë ndërkombëtarë dhe deri të të gjithë vëzhguesit që do ta ndjekin këtë ditë të zgjedhjeve.

 "MPB-ja i ka të gjitha kapacitetet njerëzore, burimet teknike të nevojshme për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik dhe në të njëjtën kohë qytetari i Maqedonisë lirshëm, në bazë të bindjes së tij të realizojë të drejtën e tij të votës, ndërsa kushdo që do të tentojë të ndikojë në mënyrë të kundërligjshme gjatë kësaj dite të zgjedhjeve duhet ta ketë të qartë se MPB-ja në koordinim me prokurorin publik kompetent dhe gjykatën do të veprojnë pa kompromis. Çdo veprim i paligjshëm nga çdo individ do të ketë emër dhe mbiemër dhe do të përgjigjen përpara ligjit", deklaroi Toshkovski. qa

Foto: MIA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR