• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski nga Samiti Evropian në Salzburg: Shteti është i bllokuar nga një mosmarrëveshje irracionale dhe dypalëshe

Mickoski nga Samiti Evropian në Salzburg: Shteti është i bllokuar nga një mosmarrëveshje irracionale dhe dypalëshe

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot, duke folur në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg kushtuar BE-së dhe reformave, theksoi se shteti është i bllokuar nga një mosmarrëveshje irracionale dhe dypalëshe. 

Në mosmarrëveshjen me fqinjin lindor, theksoi Miskoski, ne kërkojmë zgjidhje konstruktive dhe të pranueshme për të gjithë, pa shantazhe dhe kushte. 

"Kur bëhet fjalë për dhënien e rezultateve, nga jashtë si shtet shpesh kemi marrë vetëm fjalë, jo vepra. Rezultatet mungojnë, kemi vetëm detyrime. Dhe si kalonte koha, ndërmjet popullit rritej frustrimi, pse tani kemi përsëri një kusht të përsëritur, një kufizim tjetër. Dhe ne pyesim veten, në rregull, ne duhet të drejtohemi si politikanë. Dhe tani, më duhet të qëndroj para qytetarëve të mi dhe të them: shikoni të dashur bashkëqytetarë, studentë të mi, duhet të ndryshojmë sërish Kushtetutën", tha kryeministri.

 

Sipas tij, fqinji lindor deri më tani nuk i respekton 14 aktgjykimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për regjistrimin e shoqatës së maqedonasve që jetojnë në ato zona, ndërsa kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, gjë që tregon se ekziston një mungesa e vullnetit për t'i afruar gjërat.

Kryeministri theksoi se edhe nëse bullgarët përfshihen në Kushtetutë, askush nuk garanton se ky është kushti i fundit për përmbushjen e një detyrimi dhe se pas gjashtë muajsh nuk do të kërkohet ndonjë gjë shtesë.

"Si Qeveri jemi të përkushtuar që të gjejmë zgjidhje dhe dialog aktiv. Një nga zgjidhjet, natyrisht, është që të zbatohet formula e aplikuar tashmë në Marrëveshjen e Prespës për veprim të shtyrë, më saktë në momentet kur hyjmë në Bashkimin Evropian, atëherë ato vendime në Kushtetutë të bëhen aktive, që natyrisht paraqet një mekanizëm mbrojtës kundër kushteve të mëvonshme", thekson Mickoski. ls/

Foto: Qeveria e RMV-së 

 

QËNDRONI TË LIDHUR