• e diel, 21 korrik 2024

Tetë zjarre ende janë aktive, në shuarje janë përfshirë edhe Armata, policia dhe DMSH

Tetë zjarre ende janë aktive, në shuarje janë përfshirë edhe Armata, policia dhe DMSH

Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre aktive në territorin e vendit. Zjarri në malin Serta, mbi fshatrat Dragoevë dhe Selcë, është ende aktiv. Tre zjarre janë në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Bogomillë dhe Oroshe, afër fshatit Gabrovnik dhe afër fshatrave Jabolçishtë dhe Drenovë. Zjarri i pestë është në komunën Gradsko, afër fshatit Podles, i cili shtrihet në territorin e komunës së Rosomanit, afër fshatit Sirkovë, zjarr ka edhe në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatrave Sllatinë dhe Greshnica. Zjarr ka edhe në fshatin Nebregovë të komunës së Dollnenit dhe afër fshatit Badilen të komunës së Novosellës.

Një aeroplan policor i tipit Bel-412 nga Departamenti për Njësi Ajrore edhe dje veproi në shuarjen e zjarrit që shpërtheu në malin Serta, ndërmjet fshatrave të Shtipit, Dragoevë dhe Sellcë. Gjatë operacionit, në 26 fluturime u hodhën 39 ton ujë. Nga MPB thonë se zjarri ende është aktiv dhe vazhdojnë aktivitetet për shuarjen e tij.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanova, dje pasdite tha për MIA-n se prerjet në  pjesët e malit janë bërë në afërsi të fshatrave.

"Bërja e pjesëve malore ishte e vështirë sepse është një pjesë e pjerët e malit. Flakët janë duke u shuar intensivisht nga toka nga zjarrfikësit e NJTZ-Shtip, Probishtip dhe Koçani, pjesëtarë të Armatës dhe Policisë, NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe popullata vendase. Ndërmarrjet komunale të Shtipit dhe katër kompani ndërtimore u bashkuan në shuarjen e zjarrit me makineri ndërtimore, tha Jordanov.

Drejtori i QMK-së Stojançe Angelov informoi se dje në shuarjen e zjarreve janë përfshirë 145 pjesëtarë të Armatës, të sistemuar në vende të ndryshme, 55 policë, prej të cilëve 30 nga Njësia për Sistemim të Shpejtë (NJSSH) dhe 25 pjesëtarë të njësitit "Tigrat", 40 pjesëtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, i cili menaxhon shtabin rajonal të krizës për luftimin e zjarreve në vend, informon se dëmet e shkaktuara nga zjarret janë të parëndësishme, nuk kemi humbur pyll me karakter të lartë, por kryesisht shkurre, bar të thatë dhe dëllinja. Nuk ka dëme materiale e as pasoja në shtëpitë dhe amvisëritë e qytetarëve.

Nga data 15 korrik 2024, në vend është vendosur ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje. Ndalimi është në fuqi nga ora 6 e mëngjesit deri në 20:00 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku i zjarreve në pyje është ulur. Vendimi është marrë me kërkesë të “Pyjeve Kombëtare” për shkak të rrezikshmërisë së shtuar dhe parandalimit të zjarreve në pyje në hapësirë ​​të hapur.

Për mosrespektim të ndalesës, personat fizikë të kapur do të dënohen me gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë në denarë.

Më 13 korrik 2024, Qeveria mori vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për 30 ditë për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në të gjithë vendin dhe për shkak të valës së të nxehtit. Nga ky vendim ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për angazhimin e forcave policore në funksion të mbështetjes në shuarjen e zjarreve.

Ministria e Shëndetësisë dhe personeli shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe e punës marrin përsipër që të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së situatës së krizës, ndërsa Ministria e Financave obligohet të sigurojë burime financiare shtesë të dedikuara nëse tregohet nevoja për këtë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR