• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari: Gjashtë muaj janë periudhë e mirë, në të cilin duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese

Taravari: Gjashtë muaj janë periudhë e mirë, në të cilin duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese

Shkup, 8 prill 2024 (MIA) - Ekziston një marrëveshje mes nesh, "Vlen" dhe BDI, jo të nënshkruar, por xhentil, që para disa muajve, se integrimi evropian do të ishte prioritet për shtetin. Qëndrojmë në këtë, por për aspektin kohë nuk i them "para se të formohet qeveria", por se jemi garancia më e madhe për qeverinë e ardhshme që do të vazhdojë në rrugën evropiane, ashtu siç dëshiron shumica e qytetarëve të Maqedonisë, deklaroi sot për MIA-n kandidati për president të Maqedonisë nga opozita shqiptare, Arben Taravari.

Ai konsideron se gjashtë muaj janë një periudhë e mirë, n ë tlë cilën duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese që vendi t'i fillonë negociatat me BE-në.

"Tashmë kam thënë që duhet të ketë një dinamikë, një periudhë që zgjat deri në Vitin e Ri, duhet të ketë edhe procedura për votim të ndryshimeve kushtetuese, do të ketë edhe zgjedhje parlamentare në Parlamentin Evropian, do të ketë edhe zgjedhje presidenciale në SHBA, pritet nëse do të jetë i njëjtë ose do të ketë garniturë tjetër qeveritare. Mendoj se gjashtë muaj janë një periudhë e mirë në të cilin duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese për të filluar negociatat me BE-në", theksoi Taravari para fillimit të takimit në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP).

Kundërshtari i tij për zgjedhjet presidenciale, Bujar Osmani, të premten tha se duhet të ketë ndryshime kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve, para formimit të qeverisë. Siç theksoi Osmani, nuk ka marrëveshje bilaterale për këtë, por shumica e partive që tani janë në blloqe të ndryshme kanë nënshkruar një dokument, me të cilin do të marrin pjesë në një qeveri që nuk do të jetë pjesë e një marrëveshjeje të qartë për ndryshimet kushtetuese. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR