• e premte, 05 dhjetor 2025

Shpallet konkurs për pjesëmarrjen e vendit në Bienalen e 61-të të Venecias në vitin 2026

Shpallet konkurs për pjesëmarrjen e vendit në Bienalen e 61-të të Venecias në vitin 2026

Shkup, 31 maj 2025 (MIA) - Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot në ueb-faqen e saj e shpalli Konkursin për pjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit në Venecia, e cila do të mbahet nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026, e organizuar nga "Bienalja e Venecias" (La Biennale di Venezia).

Ekspozita ndërkombëtare e artit do të mbahet me temën "In Minor Keys" të përcaktuar nga kuratori i ekspozitës Kojo Kuh (Koyo Kouoh).

"Konkursi do të zgjasë nga 31 maj 2025 deri më 30 qershor 2025. Rezultatet e Konkursit do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit", kumtoi Ministria. ls/

Foto: /www.labiennale.org 

 

QËNDRONI TË LIDHUR