• e enjte, 04 dhjetor 2025

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup për shkak të garës me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë

Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup për shkak të garës me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë

Shkup, , 31 maj 2025 (MIA) - SPB Shkup njofton qytetarët se nesër duke filluar nga ora 17:00 deri në 18:00, për shkak të mbajtjes së një gare me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku, me ç'rast trafiku do të riorientohet në rrugët përreth.

"Gara do të fillojë nga pozicioni i nisjes te Porta Maqedonia, djathtas përgjatë rrugës ,,Dimitrie Çuposki’’, djathtas përgjatë rrugës ,,Vasill Gllavinov’’, drejt përgjatë bulevardit ,,VMRO’’, majtas përgjatë blvd.,,Ilinden’’ deri në kryqëzimin me rrugën ,,Naum Naumovski Borçe’’ – Parku i Qytetit te monumenti i Goce Dellçevit", kumtoi SPB Shkup.

Prej aty ju bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet eventi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR