• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Normalizohet komunikacioni në aksin rrugor Demir Kapi - Smokvicë

Normalizohet komunikacioni në aksin rrugor Demir Kapi - Smokvicë

Shkup, 31 maj 2025 (MIA) - Prej sot normalizohet komunikacioni në aksin rrugor Demir Kapi - Smokvicë, pasi është kryer sanimi i tuneleve Demir Kapi 1 dhe 2 në autostradën A1, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR