• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i Osmanit me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq

Takim i Osmanit me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po mbahet në Shkup, realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ku, siç njoftuan nga kabineti i tij, në fokus ishte bashkëpunimi bilateral dhe gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit rajonal. 

Bashkëbiseduesit, siç thuhet, e përshëndetën konsensusin e arritur për Sekretarin e Përgjithshëm të RCC, Amer Kapetanoviq, gjë që paraqet sukses të rëndësishëm të Kryesimit tonë me PBEJL-në.

"Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi bilateral, gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit rajonal për ballafaqimin me sfidat rajonale të sigurisë dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se avancimi i këtij procesi është me rëndësi vendimtare për stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të rajonit. Njëherit u bë fjalë edhe për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të kryer në Srebrenicë në vitin 1995. Osmani potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vendosi jo vetëm ta mbështesë, por edhe të bashkësponsorizojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, sepse dënimi i gjenocidit është detyrë universale njerëzore dhe nuk është e lidhur me ndonjë përkatësi", thuhet në kumtesën e Kabinetit të Osmanit. bsh/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR