Tripunovski: Ditëve në vijim do të publikohet thirrja publike për masën e njohur nga qytetarët si 50-50
- Post By Fami Bajrami
- 10:15, 29 maj, 2025
Shkup, 29 maj 2025
Jam më shumë se i kënaqur kur shoh bujq që më afrohen dhe më tregojnë se ky vit është shumë më i mirë se vitet e kaluara dhe që kështu të vazhdohet. Kemi vreshtarë të kënaqur, perimtarë të kënaqur, pemëtarë të kënaqur,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në paraqitjen e tij mbrëmë në emisionin "Zaspij ako mozhesh" (Fli nëse mundesh) në televizionin Alfa.
“Ekskluzivisht për emisionin tuaj, në dhjetë ditët e ardhshme do të publikohet edhe një thirrje publike nga Programi për Zhvillim Rural – është ajo masa e njohur nga e kaluara si 50-50. Të gjithë ata aplikues që do të blejnë mekanizëm ndihmës, traktorë – këtu do të përfshihen edhe sistemet anti-ngrirje, sistemet pika-për-pikë – do të bashkëfinancohen me 50% për investimin e bërë,” paralajmëroi ministri.
Ai gjatë paraqitjes së tij theksoi se shteti do të marrë pjesë me 50% të shumës së investuar nga bujqit, respektivisht aplikuesit.
“E gjithë kjo bëhet për të ndihmuar bujqit tanë që të modernizojnë prodhimin e tyre,” theksoi ministri Tripunovski.
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.