Siljanovska Davkova: Kazakistani është një lojtar i respektueshëm në skenën ekonomike dhe diplomatike, partneri dhe investitori më i madh tregtar i të cilit është BE-ja
- Mundësitë për forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe në disa fusha, duke përfshirë ekonominë dhe investimet, sektorin energjetik dhe të ndërtimit, burimet e rinovueshme të energjisë, por edhe në kulturë, turizëm dhe shkencë, si dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike, ishin në fokus të diskutimeve në takimin e sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Astana me presidentin e Republikës së Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev.
- Post By Lindita Sulejmani
- 12:18, 29 maj, 2025
Atana, 29 maj 2025 (MIA) - Mundësitë për forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe në disa fusha, duke përfshirë ekonominë dhe investimet, sektorin energjetik dhe të ndërtimit, burimet e rinovueshme të energjisë, por edhe në kulturë, turizëm dhe shkencë, si dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike, ishin në fokus të diskutimeve në takimin e sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Astana me presidentin e Republikës së Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev.
Për takimin presidentja informoi përmes profilin të saj në Fejsbuk, duke vlerësuar se është një sfidë e vërtet të diskutohet me Tokajevin për marrëdhëniet dypalëshe në përgjithësi, por edhe ato ndërkombëtare, duke pasur parasysh, siç vuri në dukje ajo, profilin e tij shkencor, politik dhe të lartë diplomatik në kuadër të OKB-së.

"Të dy palët shprehëm gatishmëri për zgjerim dhe thellim të marrëdhënieve në ekonomi dhe investime, sektorin energjetik, të ndërtimit dhe burimet e rinovueshme të energjisë, por edhe në kulturë, turizëm dhe shkencë. Kazakistani është një lojtar i respektueshëm në skenën ekonomike dhe diplomatike ndërkombëtare, ndërsa Bashkimi Evropian është partneri i tij më i madh tregtar dhe investitor. Ne jemi një shtet i vogël me pozicion strategjik dhe klime të favorshme për investime të kompanive nga Kazakistani", theksoi Siljanovska Davkova.
Presidentja shtoi se duhet të shfrytëzohet mundësia për të plasuar verë të Maqedonisë dhe produkte farmaceutike të cilësisë së lartë në tregun e Kazakistanit. Gjithashtu, shtoi ajo, duhet të shqyrtohet mundësia e liberalizimit të vizave në kontekstin e bashkëpunimit në turizëm, duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit.

"Ne ramë dakord që bota duhet të kthehet në paqe. Arritëm në përfundimin se është koha për një vizitë zyrtare shtetërore në Shkup ose Astana", theksoi Siljanovska Davkova.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Astana merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025.
Siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska-Davkovës, është parashikuar që ajo të mbajë fjalim në seancën plenare që do ta hapë presidenti i Kazakistanit, Tokajev.

Forumi Ndërkombëtar Astana 2025 mbahet nga 29 deri më 30 maj 2025, me temën "Lidhja e mendjeve, formësimi i së ardhmes".
"Forumi pozicionohet si një iniciativë e rëndësishme për promovimin e multilateralizmit dhe veprimit të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve globale. Temat kryesore përfshijnë sfidat gjeopolitike, ndryshimet klimatike dhe ndryshimet ekonomike në nivel global", kumtuan nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës. ls/
Foto: Kabineti i presidentes