Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi e nënshkroi Politikën e Integritetit
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në prani të përfaqësuesve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nënshkroi Politikën e Integritetit, e cila shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe integritetit në institucionet publike. Ky dokument ka për qëllim ngritjen e standardeve të etikës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë në punën e Kuvendit, duke siguruar që çdo veprim dhe vendim të jetë në përputhje me ligjet dhe normat etike më të larta, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit.
- Post By Besnik Shuki
- 12:03, 29 maj, 2025
Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në prani të përfaqësuesve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nënshkroi Politikën e Integritetit, e cila shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe integritetit në institucionet publike. Ky dokument ka për qëllim ngritjen e standardeve të etikës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë në punën e Kuvendit, duke siguruar që çdo veprim dhe vendim të jetë në përputhje me ligjet dhe normat etike më të larta, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit.
Gashi theksoi angazhimin e plotë në këtë drejtim, duke siguruar se ky akt i rëndësishëm është një reflektim i angazhimit të tij personal dhe të Kuvendit për një menaxhim të përgjegjshëm dhe të paanshëm. Ai shtoi se kjo politikë do të krijojë një dimension moral në veprimin e deputetëve dhe institucioneve duke kontribuar në focimin e besimit të qytetarëve në punën e Kuvendit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit për parandalimin e korrupsionit vlerësuan se nënshkrimi i Politikës së Integritetit është një hap i rëndësishëm dhe një shembull pozitiv që do të shërbejë si model për institucionet e tjera, duke demonstruar seriozitet për përmbushjen e standardeve të larta etike dhe për parandalimin e korrupsionit.
Të dyja palët u angazhuan për hapat e mëtejshëm të implementimit të Politikës së Integritetit dhe monitorimin e zbatimit të standardeve të përcaktuara, qëndron në kumtesën e pres shërbimit të Kuvendit. bsh/
Foto: Kuvend