• e martë, 30 korrik 2024

Takim i ministrit Minçev me ambasadorin britanik Loson

Takim i ministrit Minçev me ambasadorin britanik Loson

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot ka realizuar takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuara në vend, Methju Loson, në të cilin ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Ambasada britanike në procesin dhe realizimin e fushatës dhe nismave të drejtuara ndaj angazhimeve urgjente dhe reformave në administratën publike. 

"Ky bashkëpunim e thekson partneritetin e fuqishëm mes të dy vendeve dhe përkushimin e përbashkët për nxitjen e veprimit transparent, efikas dhe të fokusuar të administratës publike", njoftuan nga Ministria e Administratës Publike. 

Ministri Minçev e informoi ambasadorin Loson për vizionin, prioritetet dhe angazhimet e punës së ministrisë, të drejtuara para së gjithash, shtohet në kumtesë, drejt arritjes së qëllimeve për nxitje të sistemit më gjithëpërfshirës dhe më efektiv të administratës publike. fc/

Fitografia: Ministria e Administratës Publike

 

QËNDRONI TË LIDHUR