• e mërkurë, 31 korrik 2024

Është djegur platforma për vëzhgim e Ujëvarës së Smolarit

Është djegur platforma për vëzhgim e Ujëvarës së  Smolarit

Strumicë, 30 korrik 2024 (MIA) - Mbrëmë është djegur platforma e vëzhgimit të Ujëvarës së Smolarit, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe pyllin përreth në malin Bellasicë, njoftuan nga Njësiti territorial zjarrfikës i Strumicës.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 18:00 të ditës së djeshme dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë pyllin e afërt në lindje drejt Bellasicës.

Ujëvara e Smolarit ndodhet mbi fshatin Smollarë, në Komunën e Novosellës dhe është një nga atraksionet më të mëdha turistike në këtë rajon. Është 39.5 metra e lartë dhe është e vetmja ujëvarë e përhershme në vend. mb/

Foto: NJTZ

QËNDRONI TË LIDHUR