• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një person e ka humbur jetën në zjarrin që e ka kapluar fshatin Kokoshinje në Kumanovë

Një person e ka humbur jetën në zjarrin që e ka kapluar fshatin Kokoshinje në Kumanovë

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Një person më i moshuar e ka humbur jetën në fshatin Kokoshinje në Kumanovë, me siguri i mbytur nga tymi, në zjarrin që e kaploi sot këtë fshat, informoi pasdite drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov. Ai shtoi se bashkëshortja e viktimës u evakua në mënyrë të sigurtë.

Në videodeklaratë, Angelov informoi se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 30 zjarre në ambient të hapur.

"Krahas këtyre zjarreve, të cilat shpërthyen dje dhe vazhduan edhe gjatë ditës së sotme, rreth mesditës janë paraqitur më shumë se 15 zjarre në ambient të hapur, të cilat për shkak të shpejtësisë së madhe filluan të përhapen dhe kanë kapluar më shumë fshatra, të cilat janë pothuaj të braktisur, me pak banorë ose pa banorë. Megjithatë, 15 fshatra janë kapluar nga zjarret në ambient të hapur", tha Angellov.

Ai informoi se në territorin e Komunës së Kumanovës janë përfshirë tre fshatra nga zjarret - Kshanje, Kokohsinje dhe Murgash, ku kryesisht ka vila.

"Në këto fshatra janë djegur nga disa shtëpi, kryesisht shtëpi të vjetra. Në territorin e Nagoriçanit të Vjetër nga zjarret janë kapluar tre fshatra - Malotinë, Rugjencë dhe fshati Konjuk, ku po ashtu ka pak banorë dhe nuk kam informatë se sa prej shtëpive janë të vjetra dhe të braktisura, e sa të banuara", tha Angellov. bsh/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR