• e martë, 24 dhjetor 2024

Vazhdon debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit, seancë do të mbajë edhe Komisioni juridik-ligjvënës

Vazhdon debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit, seancë do të mbajë edhe  Komisioni juridik-ligjvënës

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjvënës.

Në seancën e Komisionit për Financim dhe Buxhet vazhdon për të dytën ditë debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit. Dje, në ditën e parë të debatit të amendamenteve, nuk u pranua amendamenti i dorëzuar nga LSDM, me të cilin kërkohej 200 milionë euro për rritjen e pagave dhe kompensimeve në përputhje me obligimet e rregulloreve ligjore dhe marrëveshjeve kolektive të nënshkruara.

Në propozim ribalancin e Buxhetit janë dorëzuar gjithsej 58 amendamente, ndërsa debati zgjat gjashtë ditë.

Në seancën e Komisionit jiridik-ligjvënës deputetët do të diskutojnë për Propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, në lexim të dytë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR