• e mërkurë, 31 korrik 2024

Ndërpritet furnizimi me ujë te një pjesë e konsumatorëve në Karposh, Novo Maalo dhe fshatin Nikishtan

Ndërpritet furnizimi me ujë te një pjesë e konsumatorëve në Karposh, Novo Maalo dhe fshatin Nikishtan

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA)  - Ndërprerje të furnizimit me ujë sot do të kenë një pjesë e konsumatorëve në Karposh, nga Novo Maalo, komuna Qendër dhe nga fshati Nikishtan, komuna e Gjorçe Petrovit.

Siç informuan nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim - Shkup për shkak të lidhjes së rrjetit të ri të ujësjellësit f 125 mm në rr. "Bllazho Todorovski" nr 9 në Qendër, sot nga ora 07:30 deri në përfundimin e punëve pa ujë do të mbesin konsumatorët  e Novo Maalo, ndërtesat e reja pranë QT Xhambo.

Për shkak të punëve teknike në stacionin pompues dhe sanimin e defektit në rrugë, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë konsumatorët e f. Nikishtan, nga ora 06:00 deri në përfundimin e sanimit të defektit.

Për shkak të një defekti rrugor prej f-400 mm në bul. "Ilinden" në lagjen Karposh, me presion të zvogëluar do të mbesin konsumatorët e rrugëve Manapo, Karposhovo Vostanie, Ograzhdeni, Struma dhe Radika.

Furnizimi me ujë, siç njoftuan nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim-Shkup, do të ndërpritet nga ora 08:30 deri në sanimin e defektit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR