• e premte, 05 korrik 2024

Tajvan: 23 aeroplanë kinezë janë vërejtur rreth ishullit për më pak se tre orë

Tajvan: 23 aeroplanë kinezë janë vërejtur rreth ishullit për më pak se tre orë

Taipei, 4 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit sot kumtoi se 23 aeroplanë kinezë janë vërejtur rreth ishullit për më pak se tre orë.

Siç shtohet, mes aeroplanëve ka pasur aeroplanë luftarak, aeroplanë transportues dhe dronë.

Kina kreu ndërhyrje të ngjashme disa herë që nga inaugurimi i presidentit të ri të Tajvanit më 20 maj.

Kina pohon se ishulli i Tajvanit është territor i saj dhe kumtoi se është e gatshme ta kthejë edhe me forcë nëse nevojitet. ab/

Foto: Faqja në Fejsbuk e Ministrisë tajvaneze të Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR