• e premte, 05 dhjetor 2025

Numri i personave të lënduar në incidentin e djeshëm në Liverpul, ku një automjet përplasi tifoza të futbollit është rritur në 65.

Numri i personave të lënduar në incidentin e djeshëm në Liverpul, ku një automjet përplasi tifoza të futbollit është rritur në 65.

Liverpul, 27 maj 2025 (MIA) - Gjashtëdhjetë e pesë persona janë lënduar në incidentin e djeshëm në Liverpul, në verilindje të Anglisë, pasi një veturë u përplas me një turmë tifozësh të klubit anglez të futbollit Liverpul, të cilët po festonin titullin e kampionit në Premier Ligë.

Shoferi i automjetit, një britanik 53-vjeçar, është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje, vozitje të rrezikshme dhe drejtim nën ndikimin e drogës, njoftoi policia.

Rreth 50 persona morën ndihmë mjekësore në spitale dhe 11 persona janë shtruar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, thanë autoritetet. Më herët, prefekti i Liverpulit, Stiv Roterham, tha se katër persona të plagosur janë ende në gjendje të rëndë.

Shoferi arriti të anashkalonte postblloqet e policisë duke ndjekur një ambulancë që nxitonte për të ndihmuar një burrë që po pësonte atak në zemër. Prefekti, Stiv Roterham, tha se vetura nuk duhej të kishte qenë në rrugë dhe se "pyetja e madhe" ishte se si ndodhi aksidenti.

Policia tha se nuk po e trajton incidentin si sulm terrorist dhe nuk po kërkon bashkëpunëtorë apo të dyshuar të tjerë. Policia në Mbretërinë e Bashkuar zakonisht nuk i publikon emrat e të dyshuarve derisa të ngrihen akuza ndaj tyre. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR