• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA-ja i konfirmoi zgjedhjet e 11 majit: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin e ngushtë

SHBA-ja i konfirmoi zgjedhjet e 11 majit: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin e ngushtë

Tiranë, 27 maj 2025 (MIA) -  Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi sot popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ambasada theksoi në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale se SHBA pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë

"Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare në 11 maj, ku fituese doli Partia Socialiste e cila fitoi mandatin e katërt qeverisës me 83 mandate. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR