• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Putini luan me zjarrin

Tramp: Putini luan me zjarrin

Uashington, 27 maj 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, se po "luan me zjarrin" me intensifikimin e sulmeve ndaj Ukrainës.

"Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se nëse nuk do të isha unë, shumë gjëra vërtet të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë dhe dua të them vërtet të këqija. Ai po luan me zjarrin", tha Tramp në një postim në platformën e mediave sociale TruthSocial.

Tramp më parë tha se është duke e shqyrtuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë këtë javë ose tërheqjen nga bisedimet e armëpushimit në Ukrainë, pasi u frustrua gjithnjë e më shumë me sulmet ndaj Ukrainës dhe ritmin e ngadaltë të bisedimeve të paqes, raportoi "Uoll strit xhurnal", duke cituar burime anonime. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR