• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp me masa të reja kundër Universitetit Harvard

Tramp me masa të reja kundër Universitetit Harvard

Uashington, 27 maj 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë planifikon të ndërpresë të gjitha kontratat e agjencive federale me Universitetin e Harvardit. Sipas mediave amerikane, kontratat kanë një vlerë prej 100 milionë dollarësh.

Qeveria amerikane u dërgoi një letër të gjitha agjencive federale duke u kërkuar atyre të identifikonin kontratat me Harvardin dhe të deklaronin nëse ato mund të anulohen ose të ridrejtohen në institucione të tjera.

Qeveria amerikane ka anuluar tashmë grante federale me vlerë 2.6 miliardë dollarë të destinuara për Harvardin, sepse universiteti refuzoi të ndryshonte politikën e tij.

Debati midis presidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe Universitetit të Harvardit filloi pasi universiteti refuzoi të publikonte listat e pranimeve të studentëve dhe të rekrutimit të fakultetit.

Tramp e quajti Harvardin një vatër të liberalizmit dhe antisemitizmit.

Harvard ngriti një padi më 21 prill duke kërkuar ndryshime në udhëheqjen, qeverisjen dhe politikat e pranimit të universitetit. Që atëherë, administrata amerikane ka shkurtuar fondet federale për Universitetin, ka filluar procedurat për të ndaluar regjistrimin e studentëve të huaj dhe ka kërcënuar të revokojë përjashtimin e tij nga taksat. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR