Tërmete me magnitudë prej 4,9 dhe 5 ballë janë regjistruar në afërsi të Santorinit
- Dy tërmete me magnitudë prej 5 dhe 4,9 të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën detare midis ishujve grekë Santorini dhe Amorgos, si pjesë e një sërë tërmetesh gjatë tri javëve të fundit, njoftoi korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Athinë, 18 shkurt 2025 (MIA) - Dy tërmete me magnitudë prej 5 dhe 4,9 të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën detare midis ishujve grekë Santorini dhe Amorgos, si pjesë e një sërë tërmetesh gjatë tri javëve të fundit, njoftoi korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Dy tërmetet ndodhën brenda një periudhe pak më pak se një orë e gjysmë, më i forti ishte në orën 6:46 të mëngjesit, i paraprirë nga një me magnitudë prej 4,5 ballë, ndërsa një tjetër u regjistrua pak pas orës 8 të mëngjesit, me magnitudë prej 4,9 të shkallës Rihter.
Tërmeti më i fortë në zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos u regjistrua të hënën e kaluar dhe ishte me magnitudë prej 5,3 ballë të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave nga Komiteti ndërdisiplinor për menaxhimin e rrezikut dhe krizave pranë Universitetit të Athinës, që nga fillimi i serisë së tërmeteve në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos, përkatësisht nga data 26 janar deri më 14 shkurt, janë regjistruar mbi 19,200 tërmete, nga të cilët mbi 16,900 ishin më të fortë se 1 ballë.
Për shkak të aktivitetit sizmik, shkollat në ishujt Santorini, Ios, Amorgos dhe Anafi do të jenë të mbyllura edhe këtë javë, për të tretën javë radhazi. ls/