Zelenski do të takohet me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ukrainën, Kelog
- Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot do të presë të dërguarin e posaçëm amerikan, Kit Kelog.
- Post By Fami Bajrami
- 12:57, 20 shkurt, 2025

Kiev, 20 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot do të presë të dërguarin e posaçëm amerikan, Kit Kelog.
Takimi do të vijojë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje deklaroi se "rusët kanë marrë një territor të madh, prandaj i mbajnë letrat".
Zelenski deklaroi se shpreson në punë konstruktive me Kelogun.
"E ardhmja jonë nuk është me Putinin, por me paqen. Ndërsa zgjedhja e të gjithëve, madje edhe me të fuqishmive, është të jemi me Putinin ose të jemi me paqen", theksoi Zelenski para takimit me Kelogun.
Ai shtoi se mbështetet në unitetin dhe guximin e bashkatdhetarëve të tij, si dhe në pragmatizmin dhe qasjen konstruktive në marrëdhëniet me SHBA-në.
"Pasi Amerikës i duhet suksesi, po ashtu edhe neve", theksoi Zelenski në fjalimin e mbrëmshëm me video lidhje.
Kelog pasi arritjes dje në Kiev, deklaroi se e kupton nevojën e Ukrainës për garanci sigurie. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s