Siguria kibernetike e Maqedonisë e pesta si më e cenueshme në Evropë
- Siguria kibernetike globale është kërcënim në rritje. Numri i dobësive në retë virtuale në mbarë botën, gjegjësisht pikat e dobëta të mundshme në sisteme - është dyfishuar në vetëm katër vjet - nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimeve të "Aj-bi-em" (IBM). Studimi u krye mes viteve 2019 dhe 2023, duke monitoruar shërbime të ndryshme cloud në mbarë botën.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:34, 21 shkurt, 2025

Londër, 21 shkurt 2025 (MIA) - Siguria kibernetike globale është kërcënim në rritje. Numri i dobësive në retë virtuale në mbarë botën, gjegjësisht pikat e dobëta të mundshme në sisteme - është dyfishuar në vetëm katër vjet - nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimeve të "Aj-bi-em" (IBM). Studimi u krye mes viteve 2019 dhe 2023, duke monitoruar shërbime të ndryshme cloud në mbarë botën.
Ballkani duket se është "pjesa kritike" e sigurisë kibernetike të Evropës, sipas hulumtimit të ri nga kompania e sigurisë së cloud-shërbimet - "Klaudl". Pikat më të rrezikuara janë Bosnje e Hercegovina (me vlerësim rreziku prej 71 për qind), Serbia (69 për qind) dhe Shqipëria (67 për qind)", shkruan "Euronjuz" (Euroneës).
Dobësitë e zbuluara në vende si Bosnje e Hercegovina dhe Serbia nxjerrin në pah boshllëqet kritike në infrastrukturën e sigurisë kibernetike që kërkojnë vëmendje urgjente, theksoi drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i "Klaudl", Akash Mahajan. "Duhet t'i japim përparësi trajnimit për sigurinë kibernetike dhe të zbatojmë masa të forta për mbrojtjen e të dhënave, ndërsa vazhdojmë të mbështetemi gjithnjë e më shumë në teknologjitë e reja. Kjo përfshin auditimet e rregullta të sigurisë, programet e trajnimit të punonjësve dhe miratimin e teknologjive të avancuara për shifrat", shtoi ai.
Për sigurinë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar (64 për qind) theksohen nga numri i madh i shkeljeve të vlerësuara të shërbimeve cloud - mbi një miliard gjatë dy dekadave të fundit.
Siguria kibernetike e Maqedonisë është në vendin e 5-të së bashku me Irlandën, Holandën dhe Letoninë - të gjitha me një vlerësim rreziku prej 53 përqind. Pason sistemi italian i sigurisë (51 për qind), me rreth 800 milionë shkelje. Polonia është në vendin e 10-të me një vlerësim rreziku prej 49 për qind. qa/
Foto: "Klaudll"